17 Dhjetor 2017Bulqizë, Shqipëri

Ndihma në Bulqizë

U bënë 5 vite që cdo fundvit na gjen në Bulqizë, krah familjeve në nevojë! Këtë vit u erdhëm në ndihmë 120 familjeve në kushte ekstreme varferie të kësaj zone fale ndihmës së muslimehelfen dhe punës së palodhur të vullnetareve e bashkëpunetorëve tanë. Puna në terren mbart shumë përjetime! E fjala në të tilla raste nuk i thotë ato që sheh syri e ndjen zemra. Dhimbje kur shohim, sytë e akullt të nënave të dorëzuara që nuk u ofrojnë dot bukën e përditshme krijesave të tyre, dëshperim në vatrat familjare ku skamja e sëmundja janë ulur këmbëkryq fëmije pa bukë, pa rroba, pa libra, pa lodra, pa fëmijëri. E shtrëngim në shpirt tek dëgjojmë fjalët pëshpëritëse “Kur do vini perseri?”

Partneret

Muslimehelfen
Deutsche Kleiderstiftung Spangenberg

Kontakt

Map