3 Tetor 2017Kalivaç, Ungrej, Shqipëri

Qëndra shëndetësore në Ungrej

Rruga e shtruar shkon deri afro 30 min me makinë nga qendra e Njësisë Administrative! Janë 9 fshatra që marin shërbimin në këtë qendër shëndetësore në gjendje tejet të amortizuar. Bebat e vegjël, nënat e reja, e pleqtë e mundur nga sëmundjet u duhet te ecin deri në 2 orë në këmbë (për shkak të rrugës së keqe gjithsesi gati 1 orë në makinë). Edhe pse ka një staf mjekësor që punon me zemër, sërish nuk u shëron dot dhimbjet e pafund te jetës së izoluar e pa asnjë kusht zhvillimi në këtë zonë tejet të varfër. Ne dërguam ndihmën tonë të përvitshme me medikamentet e nevojshme për 1 vit. Të paktën kur të trokasin në qendrën shëndetësore në Ungrej , në mos shpresë për një jetë më të mire, të gjejnë ilaçe pa pagesë!

Partneret

Muslimehelfen
Deutsche Kleiderstiftung Spangenberg

Kontakt

Map