12 Shtator 2017Sukth, Durrës, Shqipëri

Gjimnazi "Dhosi Liperi"

Gjimnazi “Dhosi Liperi” Durrës, është një shkollë në të cilën studiojnë 313 nxënës. E ndërtuar që në vitin 1990 dhe e rikonstruktuar vetëm në vitin 2006, godina paraqitej me kushte të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit. Pas kërkesës për ndihmë nga stafi i mësuesve e sigurisht me mbështetjen e tyre, shoqata jonë me partnerin Internacional Project Aid Zvicër, mori përsipër projektin për gjallërimin e kësaj shkolle nëpërmjet disa fazave. Aktualisht gjatë fazës së dytë të punimeve, Qershor – Shtator 2017, u rikonstruktuan 3 klasa dhe salla e kompjuterave me punimet përkatëse. Gjithçka ishte gati në fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018 për të pritur nxënësi; me karrige , tavolina, rafte, tabela të zeza, por edhe me soba për të përballuar të ftohtin e dimrit. Gjimnazi u pajis me të gjithë materialet didaktike të nevojshme për lëndët kimi, fizikë, biologji, histori e gjeografi. Tashmë orët mësimore do të jenë më interesante duke nxitur më shumë vëmendjen. Nxënësit tashmë kanë edhe një laborator kompjuterash të kompletuar me projektor dhe printer, ku mund të zhvillojnë orën e Informatikës. Gjithashtu janë bërë disa orë trajnimi për Webdesign si pjesë e projektit “Get connected” , me nxënësit e shkollës. Ky është projekti më i ri i Vizion Ojf në ndihmë të përgatitjes së nxënësve për tregun e punës! Projekti Get connected është në fazën e parë të tij të formimit të faqeve web për gjimnazet. Gjimnazi rezaton plot energji pozitive, frymë rinore, bashkëpunim, ide, dëshira, synime e plot aventura në kokën e atyre djemve dhe vajzave që presin një shkëndijë për të ndriçuar ylberin e mendimeve të tyre. E sigurisht ndihma e ofruar me material didaktike, ambiente më të mira, trajnime web, veç sa i ka ndjellur më shumë për të punuar fort. Fryma rinore është injektuar edhe në stafin pedagogjik.

Partneret

Muslimehelfen
Deutsche Kleiderstiftung Spangenberg

Kontakt

Map